Në një intervistë në emisionin “LOG” kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar procesin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta. Kryemadhi thotë se Gjykata Kushtetuese është në presion politik.
“Gjykata Kushtetuese është nën presion politik nga mazhoranca për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Vendimin duhet ta kishte dhënë që më 9 shtator. Nga qeveria ka presion. Pse i bën presion politik Ilir Meta. Çfarë ka në dorë Ilir Meta” – tha Kryemadhi.