Në një operacion të gjerë, policia ka asgjësuar 4 parcela me gjithsej 2848 bimë kanabisi në Shkodër, Pukë, Malësi të Madhe dhe Vaun e Dejës.
Në Shkodër u gjetën 74 bimë kanabisi në vendin e quajtur “Lugu i thive”, ndërsa një person 48-vjeçar me inicialet Gj. Sh., është shpallur në kërkim për lidhje me këtë rast.
Për tre parcela të tjera, identiteti i kultivuesve nuk është ende i ditur. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij operacioni.