Në Shkodër u arrestua një 24-vjeçar me iniciale K.P., dhe u procedua penalisht 57-vjeçari me iniciale A.P., psi merreshin me kultivimin e bimëve narkotike.
U proceduan penalisht edhe 3 kryetarë fshatrash dhe 2 specialistë pyjesh për shpërdorim detyre.
Ndërkohë policia e Shkodrës ka asgjësuar 11 637 bimë dhe 6832 fidanë cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në proces tharje.
Gjithashtu në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për identifikim e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.