Makina “Rang Rover” e pronarit të pallatit në Astir, i cili u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm është bërë shkrumb e hi.
Nga pamjet duket se nga automjeti nuk ka mbetur asgjë tjetër përveç se hekurat.
Sipas ekspertizës paraprake, dyshohet se zjarri në pallatin në Astir është vënë qëllimisht në makinën e vëllait të biznesmenit dhe ndërtuesit Sino Llanaj, njëherazi edhe pronar i pallatit.
Nga zjarri janë lënduar tetë banorë, të cilët kanë shkuar për mjekim në spital. Pasi kanë marrë ndihmën mjekësorë janë larguar nga spitali.
Ndërsa katër makina janë shkrumbuar.