Policia që mbet i plagosur dje pas sulmit në veri të Kosovës, Alban Rashiti paraditen e sotme ka dalë nga spitali dhe është dërguar në shtëpi.
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë, Nazmi Kolgeci deklaroi se “Mirë është, e kemi liruar më herët”.
Dje në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa janë lënduar edhe dy të tjerë.