albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Shpallja non grata e Berishës/ Yuri Kim: Kur dosja shkon te Sekretari i Shtetit, informacioni është me fakte dhe i besueshëm nga…

by Editor
January 19, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Yuri Kim, Ambasadorja amerikane në Tiranë, gjatë një interviste të dhënë për EuroNews, u ndal gjerësisht te shpallja non grata e ish-kryeministrit Berisha.

Kim u shpreh se dosja e ish-kryeministrit përpara se të shkojë në zyrën e Sekretarit të Shtetit është përpiluar në bazë të fakteve që kanë mbledhur shumë agjenci. Sipas saj provat janë të qarta përpara syve të të gjithëve, pasi sipas janë mbyllur çështje penale duke përdour pushtetin politik.

“Ka të bëjë vërtetë me korrupsionin dhe procesi për dizenjimin e dikujt në një korrupsion domethënës kërkon vite.  Nuk bëhet brenda ditë, nuk bëhet nga një individ, nuk bëhet nga teori konspirative, nuk është diçka që mund të zhbëhet. Ideja se ky është një dizenjim që në një farë mënyre është hakmarrje politike, apo se ndodh se nuk na pëlqen pozicioni i dikujt mbi Kosovën, apo nëse ndodh se dikush na urdhëroi, gjëja më dashamirëse që mund të them në këtë lloj argumenti është që mund të them që është fantazi. Ja faktet. Më shumë se 200 persona janë dizenjuar nga Departamenti i Shtetit si të përfshirë në korrupsion domethënës. Të gjitha ato raste kalojnë një proces rigoroz shqyrtimi, këtu përfshihen qindra njerëz që kalojnë dhe ekzaminojnë çdo provë dhe krijojnë një paketë. Dhe kur arrijnë në zyrën e cilido Sekreter Shteti, të çdoqoftë partie, Sekretari ka sigurinë se informacioni është tërësisht i besuëshëm. Nga 200 e ca emrat e dini ju sa u surprizua publiku nga personat e përfshirë në listë, zero.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Provat janë përpara syve të të gjithëve, përpara syve tuaj. Personat i ikën ndjekjes penale sepse abuzuat me pushtetin e tyre për t’i ikur ndjekjes penale”

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL