albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Shpërthen Presidenti/ “Të bëhen gati, do ballafaqohen me mua”, Meta paralajmëron Ramën dhe Bashën: Koalicioni “Bravo-Brava”

by Editor
January 28, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Në një konferencë urgjente për mediat, ku foli kryesisht për rrezikun e rritjes së lartë të borxhit publik, Meta ka sulmuar edhe kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha duke i etiketuar me togfjalëshin “Bravo-Brava”.

Meta tha i paralajmëroi që të kishin kujdes sepse do të ballafaqoheshin me të. Ndërsa shtoi se ballafaqimi i parë do të ishte jo më larg se një vit më vonë në zgjedhjet e rregullta vendore.

Presidenti, Ilir Meta: Shoh një dëshirë të madhe për të më përfshirë në një garë. Unë nuk kam mundësi as të otoj në këto zgjedhje si qytetar sepse i takoj bashkisë së Tiranës. Por siç do marrë fund koha e gallatave me financat dhe borxhin për të blerë profesionalizmin tuaj përmes presioneve të përdorura ndaj pronarëve, sepse e keni dëgjuar togfjalëshin “të kontrollojmë edhe ishullin e fundit”. Prandaj edhe shumë biznesmenë seriozë po largohen nga Shqipëria. Kështu do përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa filluar Unë nuk kam qenë në asnjë garë, por meqenëse duan të më përfshijnë me pahir.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Po i paralajmëroj me qetësi se janë shqetësuar për poezitë e mia. Unë do marr pjesë në gareë, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë i cili do jetë më e largëta në një vit që janë zgjedhjet vendore, koalicioni “Bravo Brava” që ka 8 vite që qeverisë në Shqipëri dhe e di teatër politikën, do i recitoj një poezi që e ka bërë vetë shefi i koalicionit “Bravo Brava”.

Ua thashë dhe po ua përsëris, poezinë e shefit të koalicionit bravo-brava, ina-ina, do ta dëgjojnë brenda pak kohësh, të kenë kujdes, se nuk ka borxh që nuk paguhet.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL