albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Shpërthen Tomorr Alizoti: Basha të largohet urgjent nga PD

by Editor
March 7, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Shpërthen Tomorr Alizoti: Basha të largohet urgjent nga PD
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, e ka cilësuar dëshpërues rezultatin earritur në PD në zgjedhjet e 6 marsit, kiu në 5 Bashki u rëndit si forcë e tretë dhe vetëm në Rrogozhinë u rendit e dyta.

I ftuar në ‘Radarin Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Alizoti tha se ka ardhur momenti që Basha të tërhiqet.

‘Unë isha i bindur për këtë rezultat. Meqë kjo ishte një betejë emocionale siç janë luftrat brenda llojit, kjo ishte një logjikë matematike. Kur dy grupime në një parti luftojnë, asgjësojnë njëra-tjetrën. Unë e kam thënë se Basha nuk ka asnjë mbështetje në atë parti. U shokova kur dëgjova që tha nuk ka humbur asnjë garë, kjo kalon në kufijtë e çmendurisë. Partia e tij ka dalë e treta. PD nga ana historike e rrezikonte mazhorancën. Unë mendoj se nuk duhet të kalojë asnjë minutë, Basha duhet të tërhiqet. Rama sot është komod, PD është tkurrur ky është një lajm i keq, Shqipëria sot nuk ka opozitë’, u shpreh Alizoti.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Më tej Alizoti bëri thirrje që PD të hapet dhe të hyjë në proces votimi pasi në këtë mënyrë rrezikohet pluralizmi.

Ai tha se edhe ish-kryeministri Sali Berisha pavarësisht se mbështet nga militantët nuk e rrezikon Ramën në pushtet..

“Unë nuk kuptoj më se përse Basha duhet të vazhdojë më të rrijë në ikë në këtë parti. Pse Zoti duhet t’ia kërkojë Bashës të ikë? Ai të lexojë rezultatin. Demokratët duhet të marrin fatet në dorë, pasi kjo është në kufijtë e çmendurisë. Të përfundosh në Vorë në gjashtëqind e ca vota, kjo nuk ka më sens logjike. Unë nuk po kuptoj më asgjë, Basha duhet të ikë sa më shpejt nga partia. Por edhe zoti Berisha e dominon me militantë atë parti, por se çon dot PD-në në fitore. Pra sot nuk kemi më opozitë, sot rrezikohet pluralizmi në Shqipëri’, tha Alizoti.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL