Një sasi tritoli ka shpërthyer gjatë orëve të para të mëngjesit në një banesë dy katëshe në zonën e “Siri Kodrës” në Tiranë.
Sipas policisë, tritoli është vendosur në banesën e shtetasit me inicialet R.P, dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale pasi ka shpërthyer në katin e parë ku ndodhej një biznes.
“Me datë 24.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës”, bën me dije Policia e Tiranës.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.