albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

“Shqipëria i bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë”, Kodheli: Ukraina është e pandashme, na prek çdo sfidë e saj

by Editor
February 25, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
“Shqipëria i bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë”, Kodheli: Ukraina është e pandashme, na prek çdo sfidë e saj
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Zv. Presidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli ka mbajtur sot një  konferencë për shtyp, ku ka njoftuar se Shqipëria i bashkohet SHBA-ve për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

Ndër të tjera, Kodheli theksoi se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bashkë-peng-mbajtëse sa i përket çështjes së Ukrainës, ndërsa shtoi se vendi ynë ka mbajtur një qëndrim të fortë për mbrojtjen e sovranitetit territorial të Ukrainës.
“Qëndrimi ynë në fakt ka qenë dhe mbetet koherent. Në Këshillin e Sigurisë  të OKB, Shqipëria dhe SHBA janë bashkë-peng-mbajtëse lidhur me çështjet e Ukrainës. Krijimi i këtij çifti Shqipëri- SHBA është një garanci e jona për një angazhim aktiv të vazhdueshëm me nisma konkrete që të dyja vendet kanë ndërmarrë dhe do ndërmarrin. Kjo mbetet një përgjegjësi e madhe, por edhe i konfirmimit të një Shqipërie që vlerësohet në luajtjen e atij vendit që i takon, si një vend që ruan paqen e dhe sigurinë.

Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të fortë në mbrojte të sovranitet territorial të Ukrainës. Ajo është e pandashme dhe se çdo sfidë ndaj saj prek të gjitha vendet e BE. Shqipëria në qëndrimet e BE, SHBA dhe vendetave partnere nuk është mjaftuar vetëm me fjalë. Shqipëria i është bashkuar sanksioneve që BE dhe SHBA kanë vendosur ndaj Rusisë, duke marrë mbi vete edhe reagimet e Rusisë. Ne kemi qenë të angazhuar për trajtimin me përparësi të situatës në Ukrainë. Qëndrimet tona kanë qenë publike dhe janë shprehur në takimin e ministrave të mbrojtjes”, shprehet Kodheli.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL