albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptari i Kosovës flet nga Ukraina: Situata është e tmerrshme

by Editor
February 28, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Shqiptari i Kosovës flet nga Ukraina: Situata është e tmerrshme
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkim Buxhovi, një shqiptar i Kosovës me vendbanim në Kiev të Ukrainës, tha në një bisedë për Zërin e Amerikës, se ka arritur të largohet nga kryeqyteti dhe aktualisht ndodhet në kufirin me Hungarinë. Aty po pret të bashkohet me dy fëmijët e tij për t’u larguar nga Ukraina.

“Para tre ditësh kam qenë në Kiev dhe kam parë vetë bombardimet dhe kam parë se çfarë po ndodh, kam përjetuar vetë ato sulmet që i ka bërë Rusia në disa pjesë të Ukrainës. Unë ato dy ditë kam qenë në Kiev kur është bërë bombardimi, kur është bërë rrethimi i Kievit edhe atë tmerr e kam përjetuar edhe vetë, kam qenë dëshmitar. Pastaj fëmijët e mi u larguan nga Kievi, patën probleme rrugës dhe u desh që edhe unë të shkoj pas tyre”, tha ai.
Buxhovi, që thotë se është me shëndet jo të mirë ndodhet në qytetin perëndimor të Ukrainës, Uzhhurod. Ai thotë se fëmijët e tij, djali 33 vjeç dhe vajza 29 vjeç, janë nisur me makinë për në kufirin hungarez ndërsa ai vetë ka shfrytëzuar trenin për të dal nga Kievi.

“Po, po pres fëmijët të vinë, fëmijët po më thonë që ushtarët po i ndalojnë djemtë e rinj dhe po i çojnë në front menjëherë sepse i kanë ikur shërbimit ushtarak, detyrës së vet patriotike”, tha ai.

“Jam duke pritur djalin me vajzën prej rrugës të rrezikshme, sapo të vinë ata, ne menjëherë duhet të shkojmë në kufirin e Hungarisë.  Kolonat e automjeteve duke pritur me dhjetëra kilometra për të kaluar kufirin.. Nëse vijnë ata (fëmijët) bëhet mirë, por kam frikë mos ju ndodh diçka gjatë rrugës.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Buxhovi thotë se gjatë ditëve të para në Kiev ka qëndruar në banesën e tij dhe nuk ka pasur mundësi të strehohet, pasi objekti ku jeton nuk ka pasur bodrum për t’u fshehur. Ai thotë se nuk kanë mundur as të dalin jashtë për shkak të rrezikut.

Ai shton se jeton në Ukrainë prej 30 vitesh dhe se nga Kosova ka ikur për shkak të kushteve të rënda ekonomike gjatë kohës së sundimit serb. Në atë kohë, thotë ai, kishte mbetur pa punë dhe me dy fëmijë të vegjël.

Në Ukrainë,  thotë se ka pasur disa ndërmarrje të vogla private ku ka shitur produkte kozmetike dhe prodhime të tjera estetike. Buxhovi thotë se situata në Ukrainë ka filluar të përkeqësohet pas vitit 2014, kur ka ndodhur revolucioni “portokalli” dhe partitë e lidhura me Rusinë kanë humbur pushtetin në Ukrainë.

“Si  ra (Viktor) Janukoviçi dhe  fitoi revolucioni, Janukoviçi iku në Rusi me gjithë elitën e vet, fituan këta të Ukrainës, të partive perëndimore edhe ende janë në pushtet. Prandaj rusi është bërë nervoz sepse nuk ka më mundësi që nëpërmjet njerëzve të vet kukulla të marrë  pushtetin, tani  dëshiron ta marrë me forcë, por as me forcë nuk po mundet. Nuk e di se si do të ndodhë  por ata janë çuditur se si Ukraina, një vend kaq  i dobët ti bëjë ballë një superfuqie”, tha ai.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL