Dy të rinj shqiptarë, 20 dhe 25 vjeç, kanë udhëtuar në Zvicër si turistë në prill 2020. Më i madhi nga të dy jetonte në një shtëpi pushimi pranë Thunit dhe pikërisht aty ai dhe bashkëkombasi më i ri u ndaluan nga policia më 17 qershor 2021. Autoritetet zvicerane bëjnë me dije se të rinjtë shqiptarë i përkisnin të njëjtit rrjet të trafikut të drogës, edhe pse nuk dihej burimi i heroinës që tregtonin në rrugët e Zvicrës.
Nga hetimet u zbulua se edhe vetë 25 vjeçari ishte përdorues i heroinës. Të ardhurat nga shitja e drogës vlerësohen se kanë arritur 17 mijë franga, ndërsa njërit prej tyre iu sekuestruan 3 mijë franga. 25-vjeçari u dënua me 30 muaj, ndërsa bashkëkombësi i tij është dënuar me 26 muaj.