albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shtyhet me një muaj afati për liberalizimin e vizave të Kosovës

by Editor
November 12, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Shtyhet me një muaj afati për liberalizimin e vizave të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka dorëzuar tek shtetet anёtare draftin e ri tё tekstit pёr liberalizimin e vizave pёr Kosovёn, por datёn e zbatimit e ka shtyrë pёr njё muaj, pёrkatёsisht nga nёntori nё dhjetor tё vitit tё ardhshёm.

“Përjashtimi nga kërkesa për vizë do të zbatohet vetëm nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se mё 1 dhjetor 2023.”, thuhet nё draftin mё tё ri.

Me kёtё rast, nёse deri tё mёrkurёn mё 16 nёntor nё orёn 14.00, nuk reagon, pёrkatsisht kundёrshton asnjё shtet anёtar i Bashkimit Evropian, atëherë konsiderohet se teksti nё fjalё ёshtё miratuar dhe dosja e vizave kalon nё nivel politik.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Shtyrja pёr njё muaj nga burimet diplomatike shpjegohet me faktin se 1 nёntori nё agjendёn e BE-sё akoma qëndron si afat i mundshёm kur ETIAS duhet tё jetё plotёsisht funksional dhe me kёtё rast edhe hyn nё fuqi liberalizimi i vizave.

Nёse teksti miratohet mё 16 nёtor, i njëjti kalon fillimisht tek ambasadorët e shteteve anëtare e mё pas nisё i ashtuquajturi trialog, ku pёrfshihen tё gjitha institucionet evropiane, Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian si dhe Këshilli i ministrave tё BE-sё.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL