Edhe pse ishte në kërkim prej kohësh si një prej personave më të rrezikshëm në vend, Talo Çela lëvizte me makina luksoze në qendër të Tiranës. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, informohej për lëvizjet e tij, fakt që vërtetohet edhe nga një email i cili është shpërndarë në rrjetet sociale pas hakerimit të emailit të tij. Gledis Nanos i bëhej me dije se një burim ka bërë me dije se Talo Çela është parë na makinë me një femër dhe një fëmijë, ndërsa edhe herë të tjera ka qenë vetëm.
Emaili i publikuar në rrjetet sociale:
Drejtoria e Antiterrorit ka administruar një informacion i cili bën fjalë për personin në kërkim Talo Çela dhe disa lidhje me interes të tijë.
Sipas informacionit, personi në kërkim Talo Çela prej disa kohësh është parë të lëvizë në Tiranë. Me datën 5 Gusht 2021 pas orës 20.00 ai ka shkuar tek një hotel me adresë tek Rruga e Dibrës. Atje ai ka shkuar i shoqëruar nga tre persona të tjerë të cilët kishin në përdorim nje mjet tip golf ngjyrë gri kurse vetë udhëton me një mjet tip Audio Q8 ngjyrë blu të errët me targa gjermane. Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Cela ka qënë dhe para dy javësh, rreth datave 25-26 Korrik 2021. Herën e parë, Talo është parë na makinë me një femër dhe një femijë kurse me datën 5 ka qënë vetëm. Sipas informacionit, Talo ÇELA ka marrë kontakt me shtetasin Ervin Mata. Sipas burimit, Ervinit i kanë thënë se me këtë duhet pasur kujdes se ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin. Ervini i është përgjigjur që le të bëjnë cfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë ngjarje tek objekti im.Burimi i informacionit dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eleminuar ndonjë nga kundërshtarët e tijë.
Ju bëjmë me dije se nga ana jonë është këmbëngulur se sa të sigurtë e ka burimi këtë informacion dhe ai ka ngulur këmbë se është tepër e sigurtë për këto takime dhe personi që e ka vënë në dijeni është lidhje e afërt e Ervin Matës dhe ngul këmbë që të ruhet pasi është një ndër përsonat e pakët që ka dijeni për takimet e Talos me Ervin Matën.