albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali i Vuçiç në OKB, quan Kosovën provincë të Serbisë

by Editor
September 21, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Skandali i Vuçiç në OKB, quan Kosovën provincë të Serbisë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka akuzuar vendet e Perëndimit se kanë “shkelur brutalisht” Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 12 44, duke e njohur pavarësinë e Kosovës dhe duke “i mohuar të gjitha parimet që sot po i mbrojnë”.

“Kjo është detyra jonë. Dialogu është i mundur vetëm nëse ne të gjithë, duke përfshirë edhe ndërmjetësit evropianë, i përmbahemi fort asaj për të cilën është rënë dakord. Mosbalancimi, të cilit Serbia duhet të dorëzohet përgjithmonë, nuk çon në zgjidhjen e problemit,” tha Vuçiç.

“Këtu, në këtë sallë, vetëm dy ditë më parë, e dëgjuam presidentin e Shteteve të Bashkuara, duke folur për parimin më të rëndësishëm në marrëdhënie mes vendeve, për respektin e integritetit të tyre territorial dhe sovranitetin… i vetmi telash në këtë ishte se vetëm pak orë pas fjalimit të tij, ai e takoi presidenten e të ashtuquajturës Kosovë, e cila cilësohet nga vendet më të fuqishme të Perëndimit si presidente e një vendi të pavarur, e dalë nga territori i Republikës së Serbisë,” u shpreh presidenti i Serbisë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Gjatë fjalimit, Vuçiqi e akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për rritje të dhunës me motive etnike kundër serbëve.

“Sot në Kosovë, provincën jugore të Serbisë, po ndodh dhunë e hapur ndaj serbëve nga autoritetet separatiste të Albin Kurtit… vetëm një ditë më vonë, një kontingjent i serbëve u dërguan në burgjet e Kurtit, të arrestuar në bazë të akuzave të fabrikuara në kuadër të fushatës së tij të territorit,” tha ai./REL

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL