albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Skandali paska qenë më i thellë!”/ Gazetarja publikon njoftimin e Avokatit të Popullit: “WISDOM” zgjedh anëtarët e institucioneve të Drejtësisë!!

by Editor
September 17, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
“Skandali paska qenë më i thellë!”/ Gazetarja publikon njoftimin e Avokatit të Popullit: “WISDOM” zgjedh anëtarët e institucioneve të Drejtësisë!!
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Gazetarja Aranita Brahaj me një postim në mediat sociale ka adresuar një njoftim publik të Avokatit të Popullit të bërë rreth një vit më parë. Në njoftim përmendeshin pesë organizatat të cilat morën më shumë vota, të cilat do të kryenin verifikimin paraprak të kandidaturave për anëtarin që përfaqëson Shoqërinë Civile në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ndër pesë organizatat, listohej edhe Klinika Ligjore “Wisdom”, e cila së fundmi u përfshi në një skandal me shitjen e diplomave dhe certifikatave fallso nga Tirana për shtetas të Italisë. Në krye të skemës së mashtrimit qëndronin dy administratorët e Kolegjit Universitar Wisdom në Tiranë, çifti i bashkëshortëve Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano.

Brahaj thotë se “WISDOM” zgjedh anëtarët e institucioneve të Drejtësisë, ndërsa autoritetet italiane tregojnë “lajkat luksoze” të WISDOM për të mbajtur licensa duke korruptuar gratë e Qeverisë me çanta brandi e dhurata.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

“Skandali paska qenë më i thellë. Përfaqësuesi i Institucionit Kërkimor paska votuar edhe mbi kandidatët potencial për Institucione të Larta të Drejtësisë KLGJ dhe KLP.” shprehet Brahaj.

Në artikullin e mediave të vendit fqinj thuhet se dokumentet e prokurorisë italiane gjithashtu dëshmojnë se universiteti Wisdom printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit. Më tej bëhet me dije se në përfundim të procesit janë konstatuar shkelje ligjore, gjatë ushtrimit të veprimtarisë akademike, administrative dhe financiare të Kolegjit Universitar WISDOM për periudhën e ushtrimit të kontrollit.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid0aQhtETVpXVrKpgJHbGkCe6q8cxngThXdEtnEjtX24J5F39kB7p9vFidybDZ5sjVGl%26id%3D1268208787&show_text=true&width=500

wisdom

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL