albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SKEMA në SINJAL- I zhvati 30 milionë lekë një biznesi, zbulohet mashtrimi i 57-vjeçarit nga Lezhë

by Editor
September 11, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
SKEMA në SINJAL- I zhvati 30 milionë lekë një biznesi, zbulohet mashtrimi i 57-vjeçarit nga Lezhë
Share on FacebookShare on Twitter

LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar një 57-vjeçar, pasi i ka zhvatur me 30 milionë lekë të vjetra administratorin e një biznesi. Robert Malësia, duke u hequr si një zyrtar i lartë vendor ka paguar para nga pronari i biznesit. Komunikimi i tyre është bërë përmes aplikacionit “Signal”, por Policia nuk ka bërë me dije detaje të tjera. Bashkë me 57-vjeçarin, Policia ka zbuluar edhe një bashkëpunëtor, por ky i fundit është shpallur në kërkim. 

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=315&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpoliciashtetitshqiptar%2Fvideos%2F1084098676468277%2F&show_text=false&width=560&t=0

“Finalizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Flop”, për zbardhjen e një skeme mashtrimi për përfitimin e parave nga operatorët ekonomikë. Përfitoi 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat, pasi komunikoi me të në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor, vihet në pranga 57-vjeçari. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi. Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin kërkuar një shumë parash me anë të mashtrimit, nëpërmjet një aplikacioni, kanë nisur hetimet me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Flop”, u arrestua në flagrancë shtetasi:  

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

R.M., 57 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. M., në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, kanë përfituar 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat, pasi kanë komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia”, njofton policia.

Kjo nuk është skema e parë e mashtrimit që ka ndodhur në Lezhë, pasi edhe në Korrik të këtij viti, dy persona u arrestuan pasi mashtruan një biznesmen në emër të kryetarit të bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. Policia në lidhje me rastin, arrestoi Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaku. Ata mundën të përfitojnë 15 mijë euro nga biznesmeni Ylli Ujkaj, presidentit të ekipit të basketbollit “Besëlidhja”. Po ashtu, dy të arrestuarit komunikuan me biznesmenin në aplikacionin “Signal”.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL