albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

Skuadra/ Shkrihet një emër i madh i futbollit shqiptar

by Editor
September 20, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Skuadra/ Shkrihet një emër i madh i futbollit shqiptar
Share on FacebookShare on Twitter

FSHF-ja zbardh kalendarin e Kategorisë së Dytë për sezonin 2022-2023 dhe konfirmon shkrirjen e KF Elbasanit, klubit legjendë të futbollit shqiptar që ka fituar dy tituj kampionë (1983-1984 dhe 2005-2006), dy Kupa të Shqipërisë (1975 dhe 1992) dhe një Superkupë (1992).

Elbasani kampion

 

Pas ndarjes nga jeta të presidentit legjendar, Arben Laze, familja e tij u mundua të mbante gjallë klubin, që ia doli të mbyllte sezonin 2021-2022 në mesin e tabelës në grupin A të Kategorisë së Dytë.

 

Tashmë KF Elbasani që gëzonte një qytet të tërë me titullin kampion të sezonit 2005-2006 nuk ekziston më, por gjithsesi bashkia i ka paraprirë me kohë kësaj situate.

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

Këtë sezon pjesë e Kategorisë së Dytë do të jetë ekipi Akademia e Futbollit Elbasani, që drejtohet nga Gentian Stojku dhe financohet nga bashkia.

Kësisoj, zhgënjimi që mund të përjetojnë tifozët do të jetë më i vogël.
Ndërkohë, në shortin e hedhur dje në FSHF, u bë edhe ndarja e grupeve, ku ashtu si edicionet e kaluara pati “çudira”.

Sopoti dhe Naftëtari, që në kampionatin e fundit ishin pjesë e grupit të Jugut (B), tashmë kanë kaluar në grupin e Veriut (A).

Pa nisur ende kampionati, Vora e Artan Mërgjyshit ka investuar miliona dhe ka hedhur kandidaturën për ngjitje, ndërsa edhe Veleçiku me trajner Dritan Smajlin, kërkon të rikthehet në të Parën.

Sa i përket grupit B, aty emrat janë të mëdhenj, duke filluar nga AF Luftëtari, AF Elbasani, Pogradeci etj.

Që në javën e parë, që nis më 2 tetor, do të kemi përballjen mes ekipeve me shumë emër, AF Elbasani-AF Luftëtari, ndërsa Pogradecit kalendari i ka rezervuar derbin me Devollin.

RREGULLORJA – Nga Kategoria e Dytë në të Parën do të ngjiten automatikisht fituesit e grupeve A dhe B.

Sipas skemës së riformatuar këtë edicion, e renditura nga vendi i dytë në vendin e pestë në secilin grup, do të luajnë ndeshje “play off” për të përcaktuar skuadrën që do të përballet me vendin e 9-të dhe të 10-të të Kategorisë së Parë.

Skuadra e vendit të dytë do të luajë me ekipin e renditur në vendin e pestë, ndërsa skuadra e renditur në vendin e tretë në klasifikim do të përballet me ekipin e vendit të katërt.

Më pas, skuadra fituese e dalë nga këto ndeshje në grupin A do të përballet me vendin e 9-të në Kategorinë e Parë në një fushë asnjanëse.

Ndërsa ekipi fitues i dalë nga këto ndeshje në grupin B do të sfidojë skuadrën e renditur në vendin e 10-të në Kategorinë e Parë.

SK 1 (1)

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL