Lideri historik i demokratëve Sali Berisha ka mundur thellë kryetarin e shkarkuar të Partisë Demokratike, bazuar në gjetjet e sondazhit të kompanisë italiane Euromedia Research. Mbështetja në radhët e zgjedhësve të Partisë Demokratike është 3 herë më e lartë për ish-kryeministrin Berisha krahasuar me Lulzim Bashën. Nga sondazhi del se deputeti Basha preferohet më shumë se Berisha, vetëm nga votuesit e Partisë Socialiste
Syri televizion ka porositur një sondazh pranë kompanisë italiane Euromedia Research për të matur shkallën e mbështetjes që gëzojnë lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryetari i shkarkuar i kësaj partie, Lulzim Basha.
Sondazhi është kryer nga ekspertja italiane Alessandra Paola Ghislieri, e cila është mjaft e njohur në Itali për faktin se kryen sondazhet për llogari të ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni.