albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

SPAK kërkon 12 vite burg, çfarë thanë Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela në seancën e gjykimit

by Editor
January 31, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, po mbahet seanca për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela. SPAK i qëndron të njëjtit qëndrim si në shkallën e parë dhe kërkon 12 vite burg për Tahirin e Çelën.

Duke qenë se Tahiri dhe Çela kanë përfituar gjykim të shkurtuar, atyre i ulet 1/3 e dënimit.

“Në të gjithë dosjen janë katër episode. Unë në detyrë kam ardhur më  5 shtator 2014 dhe më 28 prill 2017 u largova nga detyra.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Nga të gjitha këto episode akuzohem për dy raste, për Treblovën që ndoqa operacionin. Nuk e kuptoj ku e kam shpërdoruar detyrën. Gjykata thotë se gjatë kohës që isha drejtor i policisë së Vlorës, kultivimi në masë më bën përgjegjës, por gjatë asaj kohe s’ka asnjë rast trafikimi. Më akuzojnë për peshkarexhën Fatima dhe hetimi u krye në Itali. Shteti shqiptar zero dijeni, zero informacion nga pala shqiptare”, tha Jaeld Çela në fjalën e tij.

Ndërsa ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha:  “Dua t’ju kërkoj me shumë përulje që të bëni atë që duket nga provat dhe faktet se është më e drejtë. Kërkoj të më shpallni të pafajshëm.”

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL