albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK merr të pandehur ndërtuesin Fatmir Bektashi, akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash

by Editor
September 12, 2024
Reading Time: 1 min read
0
SPAK merr të pandehur ndërtuesin Fatmir Bektashi, akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërtuesi fatmir bektashi është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave, për  çështjen e ish- kompleksit Partizani.

Por vetë ai e mohoi vënien nën akuzë.

Përgjatë muajve të fundit ai ka qenë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme,  pasi akuzohej se kishte bashkëpunuar me dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha,  Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit sportive Partizani.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Një ditë më parë, ish kryeministri Berisha u paraqit në SPAK, për herë të parë pas 8 muajsh në arrest shtëpie, ku ju komunikua zyrtarisht  marrja si i pandehur për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi u mor i pandehur por për dy akuza më të rënda, ajo e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim parash.

Dy prokurorët që e kanë vënë nën hetim Jamarbër Malltezin e akuzojnë atë se ka përfituar nga pozita e vjehrrit të tij për të ndëtuar 17 pallate mbi trojet e dikurshme të kompleksit sportiv.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL