albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë: Saimir Tahiri të dënohet më rëndë

by Editor
April 14, 2022
Reading Time: 1 min read
0
SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë: Saimir Tahiri të dënohet më rëndë
Share on FacebookShare on Twitter

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë pasi kërkon dënim më të ashpër për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin i cili akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg vetëm për veprën penale “shpërdorim detyre” pasi gjatë kohës kur ishte ministër i Brendshëm ka krijuar një situatë favorizuese për grupin Habilaj të cilët trafikonin tonelata drogë drejt Italisë.

“Argumentet dhe provat e pranuara nga gjykata, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar. Por duhet cilësuat vepra e kryer si trafikim në kuadër të grupit të strukturuar”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL