albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

SPAK-ut i ikën “kokat” e krimit, reagon Ilir Meta: Gati gjysma e personave janë larguar, më kujton rastin e pronarëve të inceneratorëve!

by Editor
May 19, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
SPAK-ut i ikën “kokat” e krimit, reagon Ilir Meta: Gati gjysma e personave janë larguar, më kujton rastin e pronarëve të inceneratorëve!
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar për operacionin e zhvilluar nga SPAK ditën e sotme, ku u njoftuan urdhër arreste për dhjetëra persona të dyshuar si eksponentë të krimit të organizuar, disa prej të cilëve të etiketuar si “koka të krimit”.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Meta tha se një pjesë e konsiderueshme e personave në këtë operacion u larguan para arrestimit. Presidenti deklaroi se SPAK ka patur mundësi të veprojë para zgjedhjeve për eksponentë të krimit dhe nuk ka vepruar.

Pjesë nga biseda në studio: 

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Ylli Rakipi: SPAK ka bërë një ofensivë të madhe sot, u përshendet edhe nga kryeministri. Cili është qëndrimi juaj?

Ilir Meta: SPAK i ka patur mundësitë të vepronte para zgjedhjeve. Këta emra që dëgjojmë, një pjesë edhe që kanë ikur dhe kanë sfiduar Policinë e Shtetit, duhet të ishin ndaluar që para zgjedhjeve. Gati gjysma e personave nuk janë arrestuar, por janë larguar. Edhe kjo nuk është një gjë pozitive. Fakti që ditë më parë ka rrjedhur në media informacioni, që zotëria i ndaluar ka folur, nuk është pozitive sepse është paralajmërim indirekt që u jepet bashkëpunëtoreve të tij.
Nëse e lidhim me aferën e inceneratorëve, na kujton edhe urdhërat për ndalimet e tre pronarëve të inceneratorëve, që nuk janë ekzekutuar edhe sot e kësaj dite, sepse janë lajmëruar siç ka ndodhur edhe në raste të tjera. Do të doja të ishte një aksion ndaj kokave të krimit, pa selektivitet. Është e rëndësishme që SPAK, Policia e Shtetit, të gjithë institucuonet ligjzbatuese të hetojnë përse nuk ka qenë sukses i plotë arrestimi i shumicës së tyre.

Duhet të jetë një betejë e përditshme, duhet të punohet për ta çliruar Shqipërinë nga bandat që kanë një pushtet të fortë.

Dëshiroj të jetë një fillim i mirë dhe të përmirësohet gjithçka”, tha ndër të tjera Meta.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL