Gjykata Speciale ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 26 vite burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën.
Ai është shpallur fajtor për veprat, vrasje e paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrat.
Ky është aktvendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.
Në përmbledhje të aktgjykimit, Kryegjakatësja Mappie Veldt-Foglia ka thënë se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të qarta, koherente dhe përputhëse.
“Dëshmitë e kanë konfirmuar njëra-tjetrën”, ka thënë ajo gjatë seancës.
Mustafa u arrestuar dhe më pas u tranferua në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale më 24 shkator të vitit 2020
Procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë , 14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.