Inteligjenca holandeze ka zbuluar se një spiun i fshehtë që punonte për Shërbimin Informativ Ushtarak Rus, GRU, përdori një identitet të rremë brazilian për të udhëtuar nga Brazili në Holandë.
Spiuni duhej të fillonte një stazh në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, që do të thoshte se ai do të kishte akses në ndërtesën dhe sistemet e ICC-së, shkruan BBC.
Ai u ndalua me mbërritjen në Holandë dhe u kthye në Brazil në fluturimin tjetër të disponueshëm.
“Në këtë mënyrë, ai do të kishte qenë në gjendje të jepte një kontribut të rëndësishëm në inteligjencën që po kërkon GRU. Ai gjithashtu mund të kishte qenë në gjendje të ndikonte në procedurat penale të GJNP”, thuhej në një deklaratë.
Spiuni ishte një ‘ilegal’ – një lloj i veçantë spiun i fshehtë për të cilin njihet Rusia. Ai pretendonte të ishte shtetasi brazilian Viktor Muller Ferreira, i lindur më 4 prill 1989, kur në fakt emri i tij i vërtetë është Sergey Vladimirovich Cherkasov, i lindur më 11 shtator 1985.