albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“S’ta fal njeri kokën”, Gazetari: Kush është grupi pas Alma Kaçit, ja çfarë fshihet pas skandalit të Gjicit

by Editor
June 24, 2023
Reading Time: 3 mins read
0
“S’ta fal njeri kokën”, Gazetari: Kush është grupi pas Alma Kaçit, ja çfarë fshihet pas skandalit të Gjicit
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Ferdinant Dervishi tha se videoskandali i Safet Gjicit që çoi në arrestimin e këtij të fundit këtë të shtunë është bërë përpara zgjedhjeve dhe qëllimi ka qenë përfitimi i parave përmes shantazhit.

Dervishi tha se filmimi është organizuar nga një grup që fshihet pas vajzës, e cila sipas tij është e paguar për të kryer aktin.

“Kjo video është përgatitur nga një grup njerëzish dhe një nga qëllimet e saj ishte të përdorej për zgjedhje, të fitonte kandidati i opozitës. Kandidati i opozitës nuk e ka pranuar. Ky grup njerëzish a e ka paguar vajzën? Pasi ajo po bënte një gjë që është shumë e rrezikshme. Pasi po të futemi në mentalitetin shqiptar tjetri nuk të fal edhe kokën, po t’i futesh dhe t’i shkatërrosh të gjithë karrierën dhe të gjithë jetën. Në realitetin shqiptar por dhe në botë në momentin që t’i më kërcënon jetën dhe të ardhmen time t’i je e rrezikuar të goditesh prej meje, të eleminohesh përpara se të më shkatërrosh.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025
Kjo vajzë ka marrë një vepër shumë të rrezikshme për jetën e saj. Kush janë njerëzit që fshihen pas saj? Se nuk vajti kjo vajzë te kandidati i opozitës për t’i dhënë videon.
Vajza ka të ngjarë të jetë paguar shumë fort për këtë video, dhe prej kësaj videoje është tentuar të nxirret para.

Më e besueshme është që kjo i është ofruar Safetit dhe s’është çudi që Safeti të ketë paguar. Kur doli video, video duket sikur është vjedhur, është filmuar nga lart”, tha Dervishi.

Gazetari Ferdinand Derivishi tha se vajza e shfaqur në videoskandalin e Safet Gjicit, është terrorizuar pas publikimit të saj, pasi asaj mund t’i jetë premtuar se kjo video nuk do të shfaqej kurrë në publik.

Dervishi tha se pas realizimit të videos qëndron një grup njerëzish me qëllime të caktuara dhe nëse për këtë histori do të thelloheshin pak më tepër hetimet, do shikonim “kërcitje të forta prangash”, pasi sipas gazetarit, në këtë ngjarje mund të jenë përfshirë figura që ne tashmë mund t’i njohim.

“Safet Gjici, nuk po fshihej, ndërsa vajza ka qenë e terrorizuar. Po pse ka qenë kaq e terrorizuar vajza? E sigurt që vajzës i është premtuar që kjo video nuk do dilte në publik, se atë kjo video e shkatërronte, siç e ka shkatërruar.

Ky është një argument më tepër që çon se kjo video është nga fillimi në krye, e organizuar nga një grup i organizuar njerëzish, me qëllime të përcaktuara, që mund të jenë nga shkatërrimi politik i Gjicit dhe humbja e zgjedhjeve, deri te përfitimi monetar përmes kësaj videoje.

Vajzës i është premtuar që kjo video nuk do dali kurrë, sepse kjo video do shitet, ndaj dhe ajo është kaq e terrorizuar pas publikimit. Një hetim i  thellë i kësaj ngjarje do nxjerrë persona të tjerë nga mbrapa dhe do shikojmë kërcitje prangash shumë të forta të personazheve që edhe mund t’i njohim”, tha gazetari Ferdinand Dervishi në një intervistë televizive.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL