albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“S’të kam penguar të shkosh tek dashnori. Kë kërcënon ti? E di çfarë të punoj”, Sherri mes banorëve të BBV gati degradon në konfrontim fizik

by Editor
January 29, 2024
Reading Time: 3 mins read
0
“S’të kam penguar të shkosh tek dashnori. Kë kërcënon ti? E di çfarë të punoj”, Sherri mes banorëve të BBV gati degradon në konfrontim fizik
Share on FacebookShare on Twitter

Debati mes dy banoreve të Big Brother Vip, astrologes Meri Shehu dhe ish-Missit, Sara Gjordeni ka degraduar gati në konfrontim fizik.

Banoret, të cilat ishin pjesë e një grupi pas një loje nga BBV ku duhet të rezistonin sa më shumë me duart e lidhua me litar, madje kanë kërcënuar edhe njëra-tjetrën.

“S’të kam penguar unë të shkosh në tualet, as tek ai dashnori atje, as tek ai andej”, i drejtohet Meri Shehu.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Ndërsa ish-missi, iu është drejtuar duke i thënë se: “Meri nuk po të flas vetëm sepse je pa qejf”. Kjo frazë dhe afrimi i Sara Gjordenit në drejtim të saj, është marrë si kërcënim nga ana e astrologes.

“Kë kërcënon ti? Mua? Hajde se ta rregulloj unë”, iu drejtua ajo.

Pjesë nga sherri:

Meri Shehu: Mos ma përmend më emrin tim se e di çfarë të punoj apo jo, në mes të natës e di çfarë të punoj. Hajde boll

Sara Dorgjeni: Mendoj se duhet të kursehesh

Meri Shehu: Do që të shkojmë në tualet, hajde ikim. Emrin tim mos e përmend

Sara Dorgjeni: Do ta përmend sa të dua

Meri Shehu: Boll të thashë. S’të kam penguar unë të shkosh në tualet, as tek ai dashnori atje, as tek ai andej. Mos të shkoj ta zgjidh tek Vëllai i Madh njëherë e mirë. Ua rregulloj unë nesër, përmend Merin, Meri në gjumin e vet (Ngrihen të ikin në tualet)

Meri Shehu: Më bëre tabelë qitje ti

Sara: Tani nuk do të çohemi sepse unë dua të qetësohem nga ajo që tha

Meri Shehu: Si të duash

Erjola Doçi: Po e ka të nevojshme tjetri, o kuçedra çfarë keni. Boll pash Zotin

Meri Shehu: Qetësohuni, kush do të ikë në tualet, ikim

Erjola Doçi: Ju nuk paskeni qenë njerëz, por specie

Sara Dorgjeni: Meri nuk po të flas vetëm sepse je pa qejf

Meri Shehu: Ça do më bëje po të mos isha pa qejf? Çfarë? Boll të durova (Sara i shkon afër)

Meri Shehu: Hë çfarë do bësh (Banorët e tjerë e largojnë Sarën) Provoje, hajde bëje.

Sara Dorgjeni: Nuk po i bëj asgjë

Meri Shehu: Kë kërcënon ti? Mua? Hajde se ta rregulloj unë

Sara Dorgjeni: Nuk po të flas fare. Nuk është mirë kjo

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL