Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e mbrëmjes së të enjtes në fshatin Qesarat të Memaliajt, ku 41 vjeçari Fatos Lamaj qëlloi me armë zjarri drejt automjetit të avokatit Andrea Zotaj.
Ky i fundit ndodhej në mjet me nipin e tij, të cilët iu shpëtuan plumbave. Gazetari Elidon Berberi raporton se Lamaj ishte konfliktuar dy ditë më parë me vëllain e avokatit për çështje prone.
“Konflikti nuk ka qenë i çastit. Edhe dy netë më parë, autori ka qenë i shoqëruar në polici pasi ka pasur konflikt fizik me vëllain e avokatit mbi problemet e pronës.”, raportoi gazetari.