albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Sulmi ndaj Prestige Resort, Berisha: Përpjekje antiligjore për të shkatërruar një grup mediatik

by Editor
September 2, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Sulmi ndaj Prestige Resort, Berisha: Përpjekje antiligjore për të shkatërruar një grup mediatik
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se sulmi ndaj Prestige Resort është një përpjekje antiligjore për të shkatërruar njw grup mediatik.

“Me ato që unë kam lexuar, konstatoj se Edi Rama ka urdhëruar shkatërrimin e pjesëve të resortit në kundërshtim flagrant me ligjin.
Sipas zëdhënëses së kësaj kompanie, gjithçka është ndërtuar mbi bazën e lejeve të firmosura nga vetë Edi Rama.
Kjo e bën atë përgjegjës penalisht për shkatërrimin antiligjor të pronës së tjetrit.
Së dyti, ndërmarrja qoftë edhe në zbatim të ligjit, të një akti të tillë, kur resorti është plot me turistë dhe vetëkuptohet është normale të shpresojmë ta zgjasim sezonin, është akt i mirëfilltë banditesk, dhe një goditje që i jepet këtij sektori.
Është shembulli më i keq dhe diskreditues për Shqipërinë.
Mbi të gjitha dua të them se ajo që dënoj me forcën më të madhe dhe nuk pajtohem kurrë, sfondi politik i këtyre veprimeve.
Janë të dënueshme, janë antikushtetuese, janë antiligjore përpjekjet për të shkatërruar një grup mediatik në kundërshtim me ligjet e vendit.
Të gjitha të dhënat e deritanishme tregojnë se kemi të bëjmë me një përpjekje të hapur për të shkatërruar një grup mediatik, i cili duket se nuk u përputh plotësisht me kërkesat politike të Edi Ramës. Në çdo rast, ndaj çdo ndërhyrje, për qëllime me sfond politik, jemi kategorikisht kundër dhe e dënojmë me forcën më të madhe”.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL