albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sulmi në veri, diplomati amerikan: Duhet të bëhet një investigim edhe ndaj KFOR-it

by Editor
October 1, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Sulmi në veri, diplomati amerikan: Duhet të bëhet një investigim edhe ndaj KFOR-it
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker ka reaguar në lidhje me largimin e agresorëve serbë nga Manastiri i Banjskës pas sulmit ndaj policës së Kosovës ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku.

Walker u shpreh në lidhje me sulmin duhet një investigim i plotë për të kuptuar se kush ishin ata persona të armatosur rëndë dhe se kush i ka autorizuar ata.

Ai gjithashtu kërkoi që të investigohen edhe KFOR-i pasi sipas diplomatit ka zëra se ata kanë ndihmuar agresorët për t’u larguar.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Për këtë rast të rëndë duhet një investigim i plotë. Duhet të kuptojmë se kush janë ata persona, kush i ka autorizuar dhe ku e kanë marrë gjithë atë armatim.

Kur palët janë duke negociuar për normalizim të marrëdhënieve atëherë si është e mundur që kjo të ndodhë? Vuçiç ka shumë pyetje për t’iu përgjigjur tani. 

Një investigim serioz duhet të bëhet edhe ndaj KFOR-it, sepse ka zëra që thonë se ata negociuan dhe lejuan që sulmuesit të largoheshin, kur në fakt ata duhet të arrestoheshin dhe të ballafaqoheshin me drejtësinë”, tha ai.

Diplomati amerikan u shpreh se Serbia duhet t’i ekstradojë sulmuesit në Kosovë dhe të fillojë procesi gjyqësor ndaj tyre.

“Është e rëndësishme tani që Serbia ti ekstradojë sulmuesit për në Kosovë dhe kështu të fillojë një proces gjyqësor ndaj tyre.

Serbia duhet ta kuptojë njëherë e mirë se Mitrovica e Veriut i takon Republikës së Kosovës dhe nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës. Ngjarja e rëndë e 24 shtatorit tregon edhe njëherë se sa i rrezikshëm mund të jetë formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku serbët mund të fitojnë autonomi në pjesën veriore të vendit. 

Besoj që tani komuniteti ndërkombëtar do të reflektoj pas asaj çfarë ndodhi me 24 shtator”, shtoi ai.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL