albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 60 numri i viktimave! Mes të vdekurve edhe fëmijë

by Editor
March 23, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 60 numri i viktimave! Mes të vdekurve edhe fëmijë
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i viktimave nga sulmi terrorist në Moskë ka shkuar në 60, ndërsa në mesin e të vdekurve raportohet se ka edhe fëmijë.

Ndërkohë më shumë se 100 të tjerë raportohen se kanë mbetur të plagosur pasi persona të armatosur qëlluan me armë në një koncert rock-u në Crocus City Hall në një periferi të Moskës, thotë inteligjenca ruse.

“Trupat e të ndjerit janë duke u ekzaminuar. Është vërtetuar përkohësisht se më shumë se 60 persona kanë vdekur në sulmin terrorist. Fatkeqësisht, numri i viktimave mund të rritet”,tha Komiteti Hetimor rus.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko tha se 115 persona janë në spital, pesë prej tyre janë fëmijë. 60 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, shtoi ai.

Presidenti Vladimir Putin ende nuk i është drejtuar drejtpërdrejt popullit rus për sulmin e së premtes (22 mars_.

Megjithatë, agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass raportoi se zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova ka deklaruar se lideri rus u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve në sulm.

“Presidenti u uroi të gjithëve një shërim të shpejtë dhe përcolli mirënjohjen e tij për mjekët”,citohet të ketë thënë Golikova pas takimit me të.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se paralajmëroi autoritetet ruse në fillim të muajit mars për një sulm në Moskë.

“Në fillim të këtij muaji, qeveria amerikane kishte informacione për një sulm të planifikuar terrorist në Moskë – që mund të synonte tubime të mëdha, për të përfshirë koncerte”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson.

Uashingtoni “e ndau këtë informacion me autoritetet ruse”, shtoi ajo.

Por Kremlini i hodhi poshtë këto paralajmërime duke i konsideruar si “propagandë”, edhe pasi SHBA-ja bëri publike shqetësimet e saj për amerikanët që qëndrojnë në Rusi, raporton BBC.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL