albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sulmohet me bombë Ministria e Punës në Greqi, aktin e merr përspipër një organizatë

by Editor
February 3, 2024
Reading Time: 1 min read
0
Sulmohet me bombë Ministria e Punës në Greqi, aktin e merr përspipër një organizatë
Share on FacebookShare on Twitter

Athina u trondit nga shpërthimi i fuqishëm i një bombe të vendosur pranë Ministrisë së Punës dhe një banke. Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa u thyen xhamat si në Ministrinë e Punës, që ndodhet përballë vendit të shpërthimit, ashtu edhe në objektet e tjera fqinje.

Aktit terrorit i kanë paraprirë dy telefonata nga persona të panjohur të cilët kanë paralajmëruar për vendosjen e bombës. Përgjegjësia për aktin terrorist u mor nga organizata e sapokrijuar “Vetëmbrojtja e Klasës Revolucionare”.

Fillimisht ata thanë se bomba ishte vendosur në Ministrinë e Punës dhe më vonë në telefonatën e radhës thanë se bomba ishte në filialin e Alphabank e cila ndodhet përballë ministrisë dhe e cila aktualisht është e mbyllur për rinovim. Sipas policisë bomba ka shpërthyer në orën 01:29, me orën lokale.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Policët e parë të mbërritur në vendngjarje kanë gjetur një çantë të varur në hekura. Zona është rrethuar dhe pak më pas ka ndodhur shpërthimi, i cili ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas shpërthimit, ekspertët xhenierë iu afruan vendit me shumë kujdes nga frika e një bombe të dytë, por nuk gjetën asgjë.

Zona ku ka ndodhur shpërthimi është ende e rrethuar nga shiritat e policisë. Policia njoftoi se ka ndaluar qarkullimin e mjeteve në zonë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL