Sulmuesi i Kombëtares Marvin Çuni është transferuar te rusët e Rubin Kazanit dhe do të shok skuadre me Mirlind Dakun.
23-vjeçari mbylli kështu aventurën në kampionatin italian te skuadra e Frosinones.
Rubin Kazani shpenzoi plot 2 milionë euro me shpresën që sulmuesi shqiptar do të ketë të njëjtin impakt si Mirlind Daku që është shndërruar në një lider.