albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Takimi me ndërkombëtarët, Vuçiç: Më kërkuan të pranoj planin franko-gjerman

by Editor
January 24, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Takimi me ndërkombëtarët, Vuçiç: Më kërkuan të pranoj planin franko-gjerman
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se në takimin me  të dërguarit nga SHBA dhe BE, i është bërë me dije se nëse Serbia nuk pranon propozimin e tyre për planin franko-gjerman mbi Kosovën, do të ndërpritet procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Vuçiç shtoi se të dërguarit specialë i kanë thënë se Serbia do të përballet me ndalimin dhe tërheqjen e investimeve që do të sillte probleme ekonomike për vendin.

“Po t’i kisha përzënë dhe të thosha që nuk do të negocioja, regjimi ynë pa viza do të ishte hequr. Gjëja e dytë që do të na ndodhte është se nuk do të kishim më investime dhe investitorët do të tërhiqeshin”, shpjegoi ai.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Mirëpo, siç shtoi ai, i ka bërë të qartë atyre se çfarë është e papranueshme për Serbinë. Në fillim ai theksoi se të gjithë e kanë parë në media versionin e parë të planit franko-gjerman në ditët e kaluara, i cili nuk ka asnjë ndryshim nga versioni i dytë.

“Kam frikë se askush nuk donte të fliste për kontekstin. Kur shikon një letër, nuk është e lehtë të gjesh diçka për të cilën të emocionohesh. Përkundrazi”, tha presidenti serb.

Sipas tij, rrethanat gjeopolitike kanë ndryshuar, Evropa është në luftë dhe lind pyetja se çfarë ka kontribuar tjetër për një qasje kaq të ashpër ndaj Serbisë.
“Konteksti i plotë rajonal evropian është i tillë që pas shpërthimit të konfliktit ukrainas-rus, ai u bë një nga problemet më të mëdha për Serbinë, sepse jemi në radarin e të gjithëve, sepse nuk vendosëm sanksione ndaj Rusisë dhe për shkak të provokimeve të vazhdueshme të Kurtit”, tha Vuçiç.

Vuçiç gjithashtu bëri të ditur se ka qenë gjithmonë kundër konfliktit të ngrirë, të cilin e konsideron si zgjidhjen më të keqe të mundshme.
“Jam i shqetësuar se nuk ka qasje racionale për zgjidhjen e problemit. Çfarëdo që thashë, bazuar në fakte dhe letra, kuptova se koha e arsyes kishte mbaruar. Ata kanë axhendën e tyre – disfata e Rusisë dhe gjithçka në rrugën e tyre do të fshihet. Kur them se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të bëhet fillimisht, ata thonë se nuk është realiste dhe se duhet të përfshihet në një marrëveshje tjetër. Asnjë argument objektiv dhe racional nuk do të kalojë. Ne duam kompromis dhe bisedime. Të dyja palët duhet të bëjnë lëshime. Edhe ne e kemi kuptuar këtë, por problemi është kur njëra palë mund të bëjë çfarë të dojë dhe të shpërblehet me një regjim pa viza”, u shpreh presidenti serb.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL