albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Takimi nis me fjalën e Ramës, PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare në Durrës, zbardhet agjenda

by Editor
September 7, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Takimi nis me fjalën e Ramës, PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare në Durrës, zbardhet agjenda
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e nesërme, 8 shtator, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare. Mbledhja do të zhvillohet në Durrës dhe do të nisë në orën 11:00. I pari që do të flasë është shefi i qeverisë, Edi Rama. Më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të PS, për Kryesinë dhe Sekretariatin e PS.

Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti. Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë.

Të dielën e kaluar, më 1 shtator, Rama mblodhi qeverinë në Dajt. Mbledhja informale nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 19:00.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Në fokus të diskutimeve ishte analiza e deritansishme e punës së qeverisë.

Në takimin e datës 1, përveç ministrave të pranishëm ishin edhe kryetarja e kuvendit, nënkryetari i Kuvendit, kryetari grupit parlamentar në PS, si dhe drejtorët e institucioneve në varësi të kryeministrit, ndërsa nuk ishin të pranishëm kryebashkiakët.

Mësohet se në këtë mbledhje pati një ndarje të pikave të diskutimit, duke nisur nga raportimi i ministrave të cilët folën në varësi të tematikave si integrimi, komunikimi, siguria dhe çështje sociale.

Gjithashtu në këtë takim u diskuta edhe për analizën e progresit si dhe përgatitjet e PS për sesionin e ri parlamentar i cili hap siparin ditën e hënë, më 2 shtator në orën 17:00.

Ndëkrohë një tjetër pikë diskutimi ishin edhe përgatitjet për zgjedhjet që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, ku kryeminsitri Rama synon mandatin e katërt qeverisës.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL