Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur marrëveshjen Kosovë -Serbi të arritur të mërkurën vonë në Bruksel.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve” thuhet në reagimin e Ned Pricë zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Palëve u bëhet thirrje që të përqendrohen në normalizimin e marrëdhënieve në dialogun e lehtësuar nga BE.
“Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rruga më e mirë për të avancuar të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës.
përpara sot, me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. Shtetet e Bashkuara përshëndesin negociatat konstruktive dhe inkurajojnë përparimin e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve” thuhet ndër të tjera në postim.
Kujtojmë që Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borell njoftoi mbrëmë se ishte arritur marrëveshje për çtensionimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Borrell, palët ranë dakord, përkatësisht që Kosova të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve dhe Serbia të mos lëshojë më targa ilegale me emrat e qyteteve të Kosovës.