TIRANË– Sonte në mbrëmje, në orën 20.45, Shqipëria do të presë Gjeorgjinë në ndeshjen e dytë të UEFA Nations League në stadiumin “Air Albania”. Të dyja ekipet vijnë me 3 pikë “në xhep” nga ndeshjet e para të grupit që u zhvilluan ndaj Ukrainës dhe Republikës së Çekisë. Shqipëria mundi Ukrainën me rezultatin 2-1 më 7 shtator në ndeshjen e zhvilluar në Pragë, ndërsa Gjeorgjia mundi Çekinë me rezultatin e thellë 4-1.
Ndeshja shihet në favor të Gjeorgjisë, e cila shkoi më larg se Shqipëria në Kampionatin Europian që u zhvillua pak muaj më parë, ku u eliminuan nga kampionët, Spanja në raundin e 16-të. Ndërsa Shqipëria nga ana tjetër, nuk e kaloi dot grupin.
Formacionet ende nuk janë publikuar para ndeshjes, por nuk priten ndryshime të mëdha. Në portë mendohet se do të vendoset sërish Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Hysaj, Ismajli, Kumbulla dhe Mario Mitaj. Mesfusha mund t’i besohet Kristjan Asllanit dhe Ylber Ramadanit. Ndërsa në sulm pritet që i vetmi ndryshim të jetë Nedim Bajrami. Ky i fundit, bashkë me Qazim Laçin dhe Jasir Asanin do të suportojnë Rey Manajn.
Në 15 përballje me Gjeorgjinë, Shqipëria fituar ka vetëm 3 herë, ndërsa 8 fitore kanë shkuar për Gjeorgjinë dhe 4 takime kanë përfunduar në barazim. Por, gjithmonë duke u bazuar në statistika, Shqipëria nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi. Ndaj edhe sonte në mbrëmje pritet të mësojmë se kush do të trimfojë mes dy skuadrave.