albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home RAJON

Të korruptuar dhe me një kafe, nga mëngët tek vendet intime, ja si i fshihnin policët shqiptarë rryshfetet

by Editor
March 16, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Të korruptuar dhe me një kafe, nga mëngët tek vendet intime, ja si i fshihnin policët shqiptarë rryshfetet
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarët policorë të arrestuar në aksionin “Pika” kanë përdorur mënyra të ndryshme për t’i fshehur paratë që dyshohet se i kanë pranuar si ryshfet.

Në dosjen për caktimin e masës së paraburgimit që e ka siguruar T7, bie një sy mënyra interesante se si i kishte fshehur polici me inicialet A.K., këto para.

Të gjithë paratë që ai dyshohet se i ka pranuar, i ka fshehur në anën e djathtë të veshjeve dhe i ka pranur me dorën e djathtë.

RELATED STORIES

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takim sot në Bruksel

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takim sot në Bruksel

September 17, 2024
Konjufca: Po të mos ishte Vetëvendosje, veriu do të përfundonte në negociata

Konjufca: Po të mos ishte Vetëvendosje, veriu do të përfundonte në negociata

September 16, 2024

Në njërin prej rasteve kur kishte pranuar këto para, ai i ishte drejtuar dhënësit të ryshfetit me fjalët “tu rrit nera”.

Disa prej policëve të arrestuar dyshohet se janë korruptuar edhe me një kafe. Por, ka edhe të tjerë që kanë pranuar shuma të mëdha parash.

Sipas dosjes së prokurorisë, vlera e parave që policët kanë pranuar si ryshfet shkon deri në 400 euro.

“Nga hetimet ka rezultuar se fenomeni i marrjes së ryshfetit është aq i përhapur sa që le përshtypjen se pika kufitare nuk është institucion shtetëror, por një zonë private ku të pandehurit në mënyrë flagrante e shkelin ligjin dhe marrin para nga qytetarët gjatë kalimit kufitar. Veprimi i tyre është i pashembullt në aspektin e veprimit pasi që të pandehurit, varësisht prej rastit, marrin ryshfet edhe shuma të vogla që, në rast se nuk do të ishte një shprehi e vazhdueshme, mund të konsiderohej jo-signifikante. Megjithatë, ka raste kur shumat janë të mëdha dhe në disa raste arrijnë deri në 400 euro duke treguar se qëllimi i tyre për të marr ryshfet nuk varej nga shuma që kërkonin apo u ofrohej”, thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Ndryshe, sipas dosjes së prokurorisë, policët përdornin metoda të ndryshme për t’i fshehur paratë e ryshfetit.

Zyrtari policor me inicialet Xh.H, dyshohet se i fshihte paratë e ryshfetit në qorape.

“Rreth orës 13:12 , zyrtari policor Xh.H, ndjerr nga qorapet dicka e që dyshohet paratë e marra më herët nga qytetari, ngrihet nga karriga duke thirur Rreshterin e i thotë “Mërgim që qitu ni leqenik se ti je (s‘kuptohet) ia dorëzon dhe kthehet sërish në karrige për të regjistruar kalimtarët e tjerë”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Zyrtari tjetër policor, G.A, dyshohet se e fshihte ryshfetin në mes të këmbëve.

“Pasi që përfundon me palën zyrtari policor G.A i kthen dokumentet vozitësit me dorën e majtë i merr atë që kishte shti në mes të këmbëve që dyshohen se janë para dhe i shtinë në gjepin e majtë të pantallonave”, thuhet në dosje.

Polici H.P dyshohet se i fshihte paratë poshtë këmbeve të tij.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL