Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme (19 Gusht) në Velipojë, ndërsa raportohet se ka mbetur i plagosur një person.
Burime bëjnë me dije i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A.C, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe është duke hetuar incidentin.
Arsyet e plagosjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.