albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Të shtënat në Shkodër, policia jep detaje: U qëllua drejt automjetit në lëvizje! Pika kontrolli për kapjen e autorëve

by Editor
September 7, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Të shtënat në Shkodër, policia jep detaje: U qëllua drejt automjetit në lëvizje! Pika kontrolli për kapjen e autorëve
Share on FacebookShare on Twitter

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Partizani”. Sipas saj, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të Sokol Kajoshit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Aktualisht janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon kontrolli në zonë për kapjen e autorit/ve.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Gazetari Simon Shkreli në një lidhje live për ABC News, raportoi se ndaj automjetit është qëlluar pesë herë, ndërsa autori/autorët kanë qëlluar nga një motomjet dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Drejtuesi i mjetit nuk ka pasur lëndime. Është qëlluar nga një motomjet. Është qëlluar pesë herë në drejtim të drejtuesit të automjetit. Grupi hetimor po vijon marrjen në pyetje të drejtuesit të mjetit, i cili është identifikuar. N këtë segment rrugor, lëvizjet me automjet janë të ngadalta pasi ka shumë qarkullim.” , tha ai.

Detajet nga Policia

Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL