albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tensionet në Kosovë, Borrell bisedon me Kurtin dhe Vuçiç: Të shtyhet vendimi për targat dhe të formohet asociacioni

by Editor
November 6, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Tensionet në Kosovë, Borrell bisedon me Kurtin dhe Vuçiç: Të shtyhet vendimi për targat dhe të formohet asociacioni
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, pas rritjeve të tensioneve mes dy vendeve.

Borrell në një deklaratë bën thirrje që të dy palët të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm, i cili mund të çojë në tensione të mëtejshme.

“Zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i vënë në rrezik vitet e punës së palodhur dhe arritjet e arritura në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe pengojnë situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë” tha ai.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Borrell u shpreh se dorëheqja e serbëve nga institucionet në veri të Kosovës nuk është zgjidhje.

“Ne i bëjmë thirrje Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të respektojnë obligimet e tyre të Dialogut dhe të kthehen në institucionet e Kosovës për të përmbushur detyrat e tyre, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale” u shpreh ai.

Ndër eëtë tjera ai kërkoi Kosovës që të zgjatin menjëherë procesin e riregjistrimit të automjeteve duke e pezulluar kështu edhe vendimin për ndërshkimin e automjeteve me targa KM.

“Në të njëjtën kohë, BE-ja përsëri u kërkon autoriteteve të Kosovës që të respektojnë detyrimet e tyre pa vonesë. Kjo nënkupton zgjatjen e menjëhershme të procesit të riregjistrimit të automjeteve dhe pezullimin e çdo veprimi ndëshkues ndaj mbajtësve të targave KM. Çështja e targave mund të zgjidhet nga Palët në kuadër të Dialogut” thuhet në deklaratë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL