Një çift shqiptarësh është arrestuar nga policia greke pasi janë kapur duke transportuar një sasi prej 46 kg kanabis.
Shqiptarët 22 dhe 27 vjeç, janë ndaluar nga Policia Kufitare e Kosturit ku në makinën e tyre iu lënda narkotike.
Fillimisht policia i bëri shenjë të rinjve të ndalonin automjetin, por shoferi shqiptar rriti shpejtësinë duke tentuar t’i largohet efektivëve.
Arratia e tyre ka zgjatur vetëm pak kilometra ku policia bëri të mundur arrestimin e të rinjve.
Pas kontrollit në makinë, policia gjeti një disa çanta ku ishin vendosur qeset me kanabis. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe një shumë parash cash si dhe 4 celularë.
Sipas mediave greke, shqiptarët do e transportonin lëndën narkotike drejt Athinës.