Tifozët e Feyenoord kanë kthyer në “Fan Zone” personale një nga lokalet në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë, edhe pse “Fan Zone” e tyre zyrtare është e vendosur në rrugën “Murat Toptani” të kryeqytetit.
Ata kanë zgjedhur të zhvendosen në një lokal i cili gjendet në ashtuquajturën “Rruga e Salës” pasi aty banon ish-kryeministri Sali Berisha.
Prej dy netësh, ata mblidhen aty dhe nuk reshtin së festuari me birra dhe këngë.
Tifozët e Feyenoord kanë filluar përsëri festën me këngë e birra, duke mos kursyer as tymueset në këtë “Fan Zonë” që kanë improvizuar.