albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Tiranë/14 të arrestuar në 24 orët e fundit

by Editor
January 13, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga 14 persona gjatë 24 orëve të fundit, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia vuri në pranga shtetasin F. B., 46 vjeç dhe A. L., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë;

Po ashtu në pranga u vu shtetasi L. M., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa;

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Gjithashtu u arrestua O. V., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa;

Në pranga ra H. R., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva dhe një armë e ftohtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. M., 34 vjeç, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa lejen e organeve kompetente;

– M. N., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetasit në kërkim D. M., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. B., 30 vjeç dhe A. Ç., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

– F. D., 42 vjeç dhe A. K., 49 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– H. H., 42 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e ti dhe ka dalë nga rruga;

– A. M., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL