Jetonte i vetëm në Babrru, gjendet në banesë pa shenja jete një 59-vjeçar.
Nga kqyrja paraprake në trupin e 59-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndaj dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ndarjes nga jeta të 59-vjeçarit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:45, në Babrru, në banesë, është gjetur nga mbesa e tij, pa shenja jete shtetasi Sh. Z., 59 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.