albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tjetër VERSION i sherrit: Princ Leka u revoltua pasi gjeti dollapet hapur

by Editor
March 7, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Tjetër VERSION i sherrit: Princ Leka u revoltua pasi gjeti dollapet hapur
Share on FacebookShare on Twitter

Sherri mes Princit Leka dhe Elia Zaharias ka shkaktuar shumë bujë në opinioni publik, sidomos pas pamjeve të dhunës të publikuara në rrjet. Një tjetër version i ri konfliktit është dhënë nga ish-kryetari i Partisë së Legalitetit, Ekrem Spahia i cili ka deklaruar se është në djeni se çfarë çoi deri në dhunë fizike.

Ai rrëfeu se gjithçka nisi pasi Princi Leka vuri re se në ndërtesën mbretërore, të cilën ia ka lënë familjes Zaharia, vuri re se ishin hapur disa dollape, pasi kishte shkuar për të takuar vajzën. Ai tha në emisionin “Breaking” në Top News, se në një pallat mbretëror, brenda dollapëve ka sende të çmuara dhe me vlerë, ndaj Princi u revoltua dhe kërkoi të komunikojë me babain e Elias. Në këtë moment nisi edhe konfrontimi fizik.

Deklarata e Ekrem Spahias: Princi rrezaton mirësi. Ai ka shkuar të takojë princeshën Geraldina në katin e dytë. U ka lënë edhe shtëpinë, ka disa muaj që është larguar nga rezidenca pikërisht për të shmangur këto probleme. Në momentin që ka shkuar i ka parë hapur dollapet, ka thënë “pse janë hapur këto?”. Rezidenca është një familje që ka edhe muze, ato janë me vlera, janë relike të çmuara. Ai s’ka marrë asnjë, shtëpia e tij është. Në momentin që është takuar me vajzën, vajza i ka thënë se gjyshi më ka thënë “këtë, këtë”, fjalë që unë nuk mund t’i them sot në studio. Në këtë moment ai ka thirrur, dhe ka nisur konfrontimi, i ka thënë nuk do dal unë, por do dalësh ti jashtë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Dëshira jonë ishte që Princi të vazhdonte traditën duke u martuar me një vazjë nga familje mbretërore. Nuk u bë e mundur. Ne menduam për nja dy vajza të mira nga familje të larta të Kosovës. Megjithatë ai zgjodhi dëshirat e tij dhe u martua me vajzën që mendonte se ishte mirë. Erdhi një moment, Princi është një njeri që, pavarësisht se unë kam ato bindje, ai është një njeri i mirëarsimuar, i kulturuar, i qytetëruar, që nuk mund të thotë një fjalë të keqe.

Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri në 5 mars 2024. Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në Komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Dyshes i është bërë akt ekspertimi mjekoligjor, ku janë konfirmuar shenja dhune në trupin e Eilas. Si Princi, ashtu dhe Elia, i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Ndërkohë është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike. Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II./

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL