albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Tradhëtarët dhe fytyrat e turpit

by Editor
February 15, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Tradhëtarët dhe fytyrat e turpit
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga thëniet e mëdha të Servantesit te “Don Kishoti” është pikërisht “më mirë turpi në fytyrë se sa njolla në zemër”! Në fakt, unë mund ta përdor atë në kushtet e sotme me shumicë, edhe pse nuk jemi as në kohën e kalorësisë dhe as në kohën e talljes me këtë model.

Normalisht jemi sot, në një kohë kur është tejkaluar keqas si ana e ndershmërisë dhe sidomos ana morale e trajtimit të gjendjes pikërisht morale. Pse je politikan, pse je drejtues partie, pse je një person që të është dhënë e drejta e qëndrimit dhe fjalës, se je gazetar dhe opinionist, pse je person vip, pse je person publik, shpërdorimi i moralit është diçka e papranueshme edhe sot.

Nuk ka rëndësi në se je sot majtas dhe nesër djathtas, ky nuk është moral i prishur në të vërtetë, ka rëndësi në se ke prishur fytyrën dhe ke njolla në zëmër në çdo krah që të jesh. Kjo njollë turpi shoqëron kandidatët e Lulzim Bashës që dalin para demokratëve duke kërkuar vota për ortakun e Edi Ramës. Dalin me fytyrën e nxirë të Lulit që urrehet masivisht nga demokratët e ndershëm dhe përçmohet për tradhtëtitë që ka kryer ndaj tyre. Luli është i pabesë po ashtu çdo kandidat që nuk skuqet dhe del në publik si kandidat i pazarit të Lulit është budalla dhe i pabesë para demokratëve. Të gjashtë kandidatët e turpit janë tradhëtar që nuk meritojnë votën e demokratëve dhe as votëne qytetarëve të tyre në bashkitë që kandidojnë.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

 Shpesh herë liderë të lartë arrijnë edhe të shëmtohen në fytyrë natyralisht. Kjo po i ndodh Lulzim Bashës çdo ditë. Kështu ju qëllon të shkretëve. Por nuk është turpi që shëmton. Të shëmton shpesh herëtradhëtia ndaj demokratëve që të kanë mbështëtur me çdo sakrificë.

Turpi në fytyrat e kandidatëve të Lulit është dalja jashtë e qëllimit të keq, por në një si pendesë, modelit të shprehjes së “marres” që thonë në Shkodër dhe veri. Është modeli i jo artistit-aktor, i njeriut që paraqet turpin dhe i duket në fytyrë. E në shumicën e rastit ky turp në fytyrë, nuk ka njollë në zemër. Kurse njolla në zemër…ajo… pastaj, është fatkeqësia e madhe e karakterit njerëzor.

Kjo si në 1500-tën dhe vitin 2014. Njolla në zemër bën shumë të këqija, dhe me këtë lloj zemre jeton ai individ që ka bërë turpe të cilat nuk i shpreh në fytyrë. Ka prishur morale dhe ka prishur jetë e ndërgjegje, ka prishur histori, dhe ka shkatërruar qytetërim e kulturë dhe fytyrën e ka normal?

Në fakt, nuk kanë pasur fytyrë normale as Hitleri dhe as Duçja, por jo kaq normale si fytyrë nuk e kishte as xhaxhi Enver nga fundi, dhe kjo mbase vjen nga kohëzgjatja si sundimtarë politikë, dhe padyshim kështu ju ngjan dhe atyre gjysëm sundimtarëve sot. Pastaj kur kthehen në jetë ose kur kapen rob, ju del fytyra e vërtetë Si puna e Sadamit them..!?

Të votosh këta kandidatë do të thotë të votosh për të humbur, pasi vetë shefi i tyre nuk do të fitojë.
Basha paguhet për të humbur ndaj dhe nuk del asgjëkundi, nuk shkon asgjëkundi, nuk prezanton kandidatët e tij, pasi kërkon të humbë.
Humbja është detyra që i ka caktuar Rama Lul Bravës.

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL