albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Tragjedia në traget me 12 të zhdukur/ Flet shoferi shqiptar: Mendova se më erdhi…

by Editor
February 18, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Tragjedia në traget me 12 të zhdukur/ Flet shoferi shqiptar: Mendova se më erdhi…
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat greke lajmërojnë se janë 12 të humbur në tragetin italian të linjës Greqi-Itali që kapi flakë në orët e para të ditës së premte. Sipas mediave megjithë përpjekjet që u bënë, për më shumë se 15 orë deri më tani 12 persona rezultojnë të zhdukur.

“Të 12 të zhdukurit raportohet se janë shoferë. Vlerësimet e ekipeve të shpëtimit në vendngjarje janë se nuk ka njerëz në det, pasi skafet e rojes bregdetare kanë “krehur” zonën. Kështu, përpjekja gjatë natës do të përqendrohet në ftohjen e pjesëve brenda të anijes, në mënyrë që forcat EMAK dhe trupat e saj të ngjiten mëngjesin e sotëm dhe të vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit”, shkruan Prothema.
Por sipas mediave në bordin e tragetit kanë qenë edhe tre shqiptarë. Drejtori i komunikimit me jashtë i agjensisë së trageteve Grimaldi Lines Paul Kyprianou, për RTV Ora e Ora Neës informon se në bordin e tragetit Euroferry Olympia, që u përfshi nga zjarri mëngjesin e sotëm (18 shkurt) ndodheshin 3 shtetas shqiptarë.

Prothema shkruan se në traget ndodheshin 290 persona, ku prej tyre 278 janë shpëtuar. Sipas raportimeve në bordin e Grupit Grimaldi ishin 239 pasagjerë dhe 51 ekuipazh. Shumica e të zhdukurve janë shoferë kamionësh që duket kanë qenë duke pushuar në zonën e hambarit ku ka rënë zjarri.

Por për Asociated Press ka folur shoferi shqiptar i quajtuar Zef Lufi. “Mendova se vdekja kishte për mua”, tha shoferi shqiptar i kamionit Zef Lufi për Associated Press pas shpëtimit të tij.

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

“Kishte shumë tym. Mendova se nuk do t’ia dilnim. Na u deshën rreth një orë e gjysmë para se të hipnim në varkat e shpëtimit dhe rreth tre orë të tjera para se të na merrnin.”

“Gjëja më e keqe është se makinat në garazh janë ngjitur pranë njëra-tjetrës dhe se nuk kishte rrugë shpëtimi”, tha një shofer kamioni grek, i cili nuk dha emrin e tij, pasi mbërriti në Korfuz.

Shkaku i zjarrit ishte i paqartë. Kompania e trageteve me bazë në Itali tha se filloi në një vend ku ishin parkuar automjetet, ndërsa zyrtarët konfirmuan se shtetas nga Shqipëria, Turqia, Bullgaria, Rumania, Greqia, Italia dhe Lituania ishin në mesin e të shpëtuarve.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL