albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Trashëgimi pushteti në stil perandorak”, zbulohet plani i Putin: Djali sekret mund ta pasojë në Kremlin

by Editor
March 10, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
“Trashëgimi pushteti në stil perandorak”, zbulohet plani i Putin: Djali sekret mund ta pasojë në Kremlin
Share on FacebookShare on Twitter

Vladimir Putin po mendon t’i trashëgojë pushtetin, djalit të tij sekret 9-vjeçar. Kështu raporton media britanike “The Sun”, ndërsa shkruan për planet e fshehta të presidentit të Rusisë për gjetjen e një pasardhësi dinastik.

Sipas një pretendimi, Putini, që udhëheq vendin me grusht të hekurt, po kërkon që të sjellë menjëherë në pushtet dy vajzat e tij të mëdha për të vepruar si regjentë të mundshëm nëse shëndeti i tij pëson komplikime.

Ky skenar, thuajse një teori konspirative, është lëshuar nga ish-deputeti rus Mark Feygin gjatë një paraqitjeje në një televizion në Ukrainë, i cili thotë se shefi i Kremlinit po përpiqet të ndërtojë një linjë trashëgimi të pushtetit të stilit mbretëror.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Sipas kësaj teorie, Putin kërkon të qëndrojë në pushtet në Rusi deri sa djali i tij i paekspozuar dhe i fshehtë, Ivan, të mbushë 18 vjeç dhe më pas t’i dorëzojë mbretërimin e vendit si një “car” i ri.

Kjo do të kërkonte ndryshimin e kushtetutës së Rusisë, gjë të cilën Putini e ka dëshmuar se nuk e ka të vështirë që ta bëjë. Ish-deputeti, një kundërshtar i fortë i presidentit rus, pretendoi se Putini ka 2 djem të vegjël me partneren gjimnaste, Alina Kabaeva, Ivan dhe Vladimir Jr.

“Trashëgimi pushteti në stil perandorak”, zbulohet plani i

Publikisht, 71-vjeçari ka pranuar se ka vetëm 2 vajza me gruan e parë, por ka zëra të shumtë se ka të paktën 6 fëmijë.

Ish-deputeti pretendon se Putin ka dhe një vajzë sekrete që punon DJ dhe studion në Perëndim, që ka ardhur si pasojë e një lidhjeje paralele me pastruesen e shndërruar në një milionere, Svetlana Krivonogikh.

Djali që supozohet të marrë pushtetin ka lindur në një klinikë në Zvicër dhe raportohet që doktoresha që bëri të mundur lindjen ka ndërruar jetë papritur vitin e kaluar.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL