albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Turizmi po dëmton Greqinë! Avokati i Popullit grek: Duhen ndaluar ndërtimet e shfrenuara për të mbrojtur natyrën

by Editor
June 16, 2024
Reading Time: 3 mins read
0
Turizmi po dëmton Greqinë! Avokati i Popullit grek: Duhen ndaluar ndërtimet e shfrenuara për të mbrojtur natyrën
Share on FacebookShare on Twitter

Greqia duhet të reduktojë ndërtimet e shfrenuara dhe të mbrojë burimet ujore dhe zonat bregdetare, nëse dëshiron të ketë një industri të shëndetshme turistike në të gjithë ishujt e saj dhe zonat e plazheve thekson në raportin e tij të fundit Avokati i Popullit .

Rreth 33 milionë njerëz vizituan Greqinë në vitin 2023, 5 milionë më shumë se një vit më parë, të tërhequr nga vendet e saj të lashta arkeologjike, ujërat e kaltra të Mesdheut dhe ditët pa mbarim me shkëlqimin e diellit.  Mbi 4 milion vizituan vetëm Akropolin.

Por Avokati i Popullit paralajmëron për rreziqet mjedisore në rritje dhe bën  thirrje për reforma urgjente për ta menaxhuar atë në mënyrë të qëndrueshme”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Greqia nuk duhet “të shterojë potencialin e saj, duke e humbur atë dhe duke i bërë destinacionet turistike jo tërheqëse me kalimin e kohës”– thuhet në raport.

Edhe kryeministri Mitsotakis në një intervistë të fundit për Bloomberg deklaroi se ka ardhur koha, ndoshta vitin e ardhshëm, për të vendosur kufizime për anijet turistike që vizitojnë ishujt më të njohur të Greqisë, si hapi i parë i qeverisë për të trajtuar efektet e “hiperturizmit” në periudhën pas pandemisë.

Mitsotakis tërhoqi vëmendjen për presionin mbi ishujt si Santorini ku  numri i madh i vizitorëve nga anijet që ankorohen, largon ata që vizitojnë ishullin dhe qëndrojnë në të për më shumë ditë.

Santorini, i njohur për pamjet e tij të mrekullueshme vullkanike dhe perëndimet fotogjenike të diellit, ishte destinacioni më i popullarizuar i Greqisë vitin e kaluar, me 800 anije që e vizituan, duke ofruar afro 1.3 milionë vizitorë, një rritje prej 17% nga viti 2022. Ishulli ka afërsisht 15,000 banorë ,por pret më shumë se 5.5 milionë vizitorë në vit, dyfishi në krahasim me 2012 dhe kontribuon me 1 miliard euro në të ardhura vjetore të vendit .

Edhe Mykonos priti 749 anije turistike në 2023, një rritje prej mbi 23% nga një vit më parë .

Turizmi përbën rreth një të katërtën e prodhimit të ekonomisë greke dhe pas pandemisë  vendi ka thyer rekorde për vizitat turistike  dhe të ardhurat. Greqia mirëpriti 32.7 milionë turistë në vitin 2023, 18% më shumë se një vit më parë, ndërsa tremujori i parë i 2024-ës pati një rritje prej gati 25% të vizitorëve.

Të ardhurat pritet të rriten këtë vit në 21 miliardë euro  nga 20.5 miliardë vitin e kaluar – një ndihmë e madhe për një ekonomi që del nga një krizë borxhi prej një dekade.

Greqia nuk është vendi i parë mesdhetar që detyrohet të ndërmarrë masa për të përballuar efektet e hiperturizmit. Italia në vitin 2021 ndaloi anijet e mëdha të lundrimit të hyjnë në kanalin që çon në qendrën historike të Venecias pas dëmeve nga numri i madh i tyre, ndërsa edhe tani ata që e vizitojnë atë brenda ditës paguajnë një tarifë të vendosur nga autoritetet për të hyrë në qendër të saj gjatë periudhave të pikut.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL